Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

24 vendet më të mira për pension në vitin 2026, Shqipëria mes destinacioneve kryesore

Vendi  |  31.08.2026 Ora 16:14   

Kostot e larta të jetesës, kujdesi shëndetësor, klima dhe faktorët politikë po bëjnë që gjithnjë e më shumë amerikanë të shqyrtojnë mundësinë për t’u pensionuar jashtë vendit. Revista Forbes ka përzgjedhur 24 shtete me 96 destinacione në pesë kontinente, duke vlerësuar koston e jetesës, shërbimet shëndetësore, taksat, sigurinë, rreziqet klimatike dhe mundësitë për leje qëndrimi. Mes tyre është edhe Shqipëria, e cila vlerësohet për klimën mesdhetare, bregdetin, kostot më të ulëta dhe procedurat relativisht të lehta të qëndrimit. Tirana, Durrësi, Saranda dhe Vlora përmenden si destinacionet kryesore.

Forbes thekson se jetesa në Shqipëri kushton rreth gjysmën e mesatares amerikane, ndërsa një çift amerikan që është zhvendosur në Vlorë paguan rreth 1,100 dollarë në muaj për një apartament me tre dhoma gjumi pranë Lungomares. Në listë janë edhe Portugalia, Greqia, Italia, Spanja, Franca, Malta, Mali i Zi, Sllovenia, Kanadaja, Meksika, Panamaja, Kosta Rika, Kolumbia, Argjentina, Uruguai, Tajlanda, Malajzia, Vietnami, Qipro, Austria, Irlanda, Mauritius dhe Belize. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 712 mijë amerikanë merrnin përfitime të Sigurimeve Shoqërore ndërsa jetonin jashtë SHBA-së në fund të vitit 2024.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing