Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Prishtina planifikon ndërmarrje të re komunale për menaxhimin e mbeturinave

Vendi  |  01.09.2026 Ora 7:41   

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se planifikon krijimin e një ndërmarrjeje të re publike komunale për pastrimin dhe menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet.

Sipas Komunës, Prishtina aktualisht është pjesë e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, e cila ofron shërbime edhe në Obiliq, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë dhe Drenas. Komuna vlerëson se kjo strukturë nuk po i përgjigjet më nevojave të Prishtinës.

Kryetari Përparim Rama tha se Ligji për Kryeqytetin mundëson krijimin e ndërmarrjes së re pa pëlqimin e Qeverisë. Komuna synon që sistemi i ri të jetë më efikas dhe i qëndrueshëm.

Ndërkohë, Komuna ka ngritur shqetësime edhe për një projekt prej 74.1 milionë eurosh, të financuar përmes kredisë nga banka gjermane KfW, për investime në menaxhimin e mbeturinave. Sipas saj, marrëveshja nuk është finalizuar që nga viti 2024.

Komuna ka bërë të ditur se punëtorët aktualë të “Pastrimit” nuk do të mbeten pa punë dhe synohet përfshirja e tyre në sistemin e ri. Detajet për organizimin, themelimin dhe fillimin e operimit të ndërmarrjes së re pritet të përcaktohen në fazat e ardhshme.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing