Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës ka njoftuar fermerët se është pezulluar vendimi për ndërprerjen e grumbullimit të qumështit, i cili ishte planifikuar të hynte në fuqi më 1 shtator 2026.
Vendimi është pezulluar pas një takimi mes përfaqësuesve të institucioneve përkatëse dhe përpunuesve të qumështit.
Si rezultat, grumbullimi i qumështit do të vazhdojë deri në një vendim apo njoftim të ri.
Shoqata ka bërë të ditur se fermerët do të informohen me kohë për çdo zhvillim të mëtejmë.