Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kosova ka importuar mbi 50 milionë euro mish gjedhi dhe pule nga Brazili gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026, duke e bërë Brazilin furnizuesin kryesor të vendit për këto produkte.
Ndërkohë, nga 3 shtatori, Bashkimi Evropian do të kufizojë një pjesë të importeve braziliane me origjinë shtazore. Masa lidhet, ndër të tjera, me rregullat e BE-së për përdorimin e produkteve antimikrobiale te kafshët që hyjnë në zinxhirin ushqimor.
Shqipëria ka paralajmëruar masa të ngjashme, ndërsa Kosova ende nuk ka bërë të ditur nëse do të ndërmarrë ndonjë veprim.
Ekspertët e sigurisë ushqimore kërkojnë më shumë mbështetje për fermerët vendorë, në mënyrë që të rritet prodhimi vendas dhe të ulet varësia nga importi. Ata kanë propozuar edhe investime në blegtori dhe ndërtimin e thertoreve.
Ndërkohë, nga Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit vlerësojnë se kufizimet e BE-së lidhen kryesisht me mbrojtjen e tregut të saj të brendshëm.
RTK ka kërkuar qëndrim nga Ministria e Bujqësisë lidhur me masat që mund të ndërmarrë Kosova, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.