Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Viti i ri shkollor nis me kurrikulën e vitit 2016

Vendi  |  01.09.2026 Ora 7:50   

Viti shkollor 2026/2027 në Kosovë do të nisë me kurrikulën e miratuar në vitin 2016, e cila tashmë është në zbatim prej një dekade.

Në shkurt, Ministria e Arsimit njoftoi se kishte nisur procesi i rishikimit të kurrikulave lëndore-programore, por deri tani nuk është raportuar përparim i dukshëm. KOHA thotë se Ministria nuk i është përgjigjur për më shumë se një muaj pyetjeve lidhur me ecurinë e këtij procesi.

Eksperti i arsimit, Rinor Qehaja, vlerëson se duhet të analizohen rezultatet e kurrikulës aktuale dhe mënyra se si ajo zbatohet në praktikë. Sipas tij, shumë nga kërkesat e përcaktuara në dokumentet kurrikulare nuk zbatohen në mësimdhënie.

Ndërkohë, në Prishtinë, viti i ri shkollor sjell disa ndryshime. Mësimi në nivelin parashkollor do të zgjatet nga dy në katër orë, ndërsa mësimi tërëditor pritet të zgjerohet në katër shkolla.

Megjithatë, shkolla “Afrim Gashi” në Hajvali ka bërë të ditur se nuk do të jetë e gatshme për mësimin tërëditor më 1 shtator, për shkak të vonesave në përgatitje.

Sipas të dhënave të prezantuara, rreth 200 mijë nxënës pritet të ndjekin arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, ndërsa rreth 62 mijë nxënës arsimin e mesëm të lartë. Edhe këtë vit, Qeveria ka ndarë mjete për subvencionimin e blerjes së librave për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing