Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Rreth 260 mijë nxënës në Kosovë nisën sot vitin e ri shkollor. Krahas përgatitjeve dhe emocioneve të ditës së parë, sfidë edhe këtë vit mbetet sigurimi i teksteve shkollore përmes subvencionimit në platformën e-Kosova.
Ndërkohë, disa shkolla e nisën vitin e ri me mungesa të materialeve bazë. Mësimdhënësit kanë raportuar se nuk janë pajisur me ditarë pedagogjikë, të nevojshëm për planifikimin dhe vlerësimin e procesit mësimor.
Sipas drejtorëve të shkollave, pjesa më e madhe e përgatitjeve është përfunduar me kohë. Në disa institucione, rreth 80 për qind e nxënësve raportohet se janë pajisur me tekste shkollore.
Ministria e Arsimit ia ka atribuar vonesat për furnizimin me ditarë çështjeve operative të operatorit ekonomik. Sipas ministrisë, këtë vit është kontraktuar një operator i ri, i cili ka ofruar çmimin më të ulët, ndërsa ka premtuar që furnizimi i të gjitha shkollave do të përfundojë sa më shpejt.
Një risi këtë vit është edhe nisja eksperimentale e mësimit tërëditor në katër shkolla të Prishtinës. Projekti synon përmirësimin e cilësisë së arsimit, ndërsa ka hapur diskutime edhe për kapacitetet infrastrukturore të shkollave.