Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Viti i ri shkollor ka nisur, por në shkollat e Prishtinës mësimdhënësit po përballen me mungesën e ditarëve shkollorë, një prej mjeteve kryesore për evidentimin e orëve, mungesave dhe të dhënave për nxënësit.
Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, ka bërë të ditur se të gjitha shkollat e kryeqytetit janë përballur me këtë problem në fillim të vitit shkollor.
Sipas tij, ditarët është dashur të sigurohen para nisjes së procesit mësimor, ndërsa vonesat lidhen me procedurat e zhvilluara nga Ministria e Arsimit.
“Jemi në pritje më shumë se një javë. Këto gjëra do të duhej të përfundonin para 1 shtatorit, para se të fillonte procesi mësimor”, ka deklaruar Elshani.
Ai ka thënë se përgjegjësia për procedurat e furnizimit me këto materiale i takon Ministrisë së Arsimit.