Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Mbi 6 mijë studentë kanë aplikuar këtë vit për të siguruar një vend në konviktet e Qendrës së Studentëve në Prishtinë, ndërsa kapaciteti aktual është rreth 4 mijë shtretër.
Për shkak të kërkesave të studentëve që nuk kanë arritur të aplikojnë me kohë, afati i aplikimit është shtyrë deri të hënën në mesnatë.
Sipas drejtorit të Qendrës së Studentëve, Ekrem Rudari, rreth 2 mijë studentë mund të mbesin jashtë konvikteve, nëse numri i aplikimeve mbetet mbi kapacitetin aktual.
Për qëndrimin në konvikt, studentët paguajnë 20 euro në muaj, ndërsa shërbimi i ushqimit në mensë kushton 15 euro në muaj. Edhe studentët që nuk sigurojnë vend në konvikt mund ta shfrytëzojnë mensën.
Përzgjedhja bëhet përmes sistemit të pikëve, ku merren parasysh distanca nga vendbanimi, nota mesatare dhe kategori të veçanta sociale.
Zgjidhja afatgjatë pritet të vijë me zgjerimin e kapaciteteve. Në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare 2030, pritet të ndërtohen tri konvikte të reja, me mbi 1 mijë shtretër shtesë.
Rezultatet e përzgjedhjes për këtë vit pritet të publikohen më 25 shtator.