Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Disney ka rritur sërish çmimet për disa nga paketat e abonimit në Disney+ dhe Hulu, duke bërë që planet pa reklama të kushtojnë më shumë se 20 dollarë në muaj.
Çmimi i planeve Premium të Disney+ dhe Hulu do të rritet me 2.50 dollarë, në 21.49 dollarë në muaj. Ndërsa paketa pa reklama që përfshin të dyja platformat do të kushtojë 21.99 dollarë, pas një rritjeje prej 2 dollarësh.
Edhe paketat me reklama do të shtrenjtohen me 50 cent, në 12.49 dollarë në muaj. Megjithatë, paketa që përfshin Disney+ dhe Hulu me reklama do të mbetet 12.99 dollarë.
Për abonentët e rinj, çmimet e reja kanë hyrë në fuqi menjëherë, ndërsa abonentët ekzistues do t’i paguajnë çmimet e reja nga muaji i ardhshëm, në varësi të ciklit të faturimit.
Rritja vjen në kohën kur Disney po përgatitet të lançojë një përvojë të re ku Disney+ dhe Hulu do të integrohen në një aplikacion të vetëm.