Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kalifornia ndalon martesat e fëmijëve: Mosha minimale bëhet 18 vjeç

Të Tjera  |  01.10.2026 Ora 8:55   

Kalifornia ka ndaluar zyrtarisht martesat e fëmijëve, pasi guvernatori Gavin Newsom ka nënshkruar ligjin që përcakton moshën 18-vjeçare si minimumin për martesë.

Ligji hyn në fuqi më 1 janar 2027 dhe e bën Kaliforninë shtetin e 18-të amerikan që e ndalon martesën e të miturve që nga viti 2018. Megjithatë, martesat e fëmijëve vazhdojnë të jenë të lejuara në 32 shtete të tjera amerikane, sipas të dhënave të raportuara nga BBC.

Newsom e cilësoi ligjin si një masë të vonuar për mbrojtjen e të miturve. Ai e nënshkroi atë së bashku me Courtney Stodden, e cila u martua në moshën 16-vjeçare me aktorin 50-vjeçar Doug Hutchison, me lejen e prindërve.

Stodden, e cila prej vitesh ka bërë fushatë kundër martesave të fëmijëve, e cilësoi ndryshimin si një fitore për të mbijetuarit e këtyre martesave.

Sipas organizatës “Unchained At Last”, rreth 9 mijë vajza martoheshin çdo vit në Kaliforni, ndërsa shumica e martesave të të miturve përfshinin vajza dhe burra të rritur.

Më parë, në Kaliforni nuk kishte një moshë minimale të përcaktuar me ligj për martesë. Të miturit mund të martoheshin me pëlqimin e prindërve dhe miratimin e një gjyqtari.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing