Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Raphinha i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore pasi u kthye nga grumbullimi me Brazilin me dhimbje në kofshën e djathtë. Sulmuesi kishte pësuar edemë muskulore dhe luajti vetëm pjesën e parë të ndeshjes së dytë miqësore me Brazilin. Testet mjekësore në Barcelonë përjashtuan një dëmtim më serioz, duke sjellë lehtësim për klubin dhe trajnerin Hansi Flick. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, Raphinha pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen e së shtunës ndaj Getafes, megjithëse stafi teknik do të vazhdojë ta menaxhojë me kujdes gjendjen e tij fizike.