Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Dy koncertet e Kanye West, i njohur tashmë si Ye, në Shën Petersburg janë anuluar zyrtarisht, pavarësisht se biletat ishin shitur tërësisht. Reperi ishte planifikuar të performonte më 10 dhe 11 tetor në “Gazprom Arena”, por organizatorët njoftuan se koncertet nuk do të zhvillohen dhe se rimbursimi i biletave do të nisë më 12 tetor. Vendimi erdhi pas disa javësh pasigurie, problemeve organizative dhe reagimeve publike ndaj reperit, përfshirë polemikat e mëparshme rreth përdorimit të simbolit nazist dhe deklaratave të tij. Zyrtarë rusë kishin kundërshtuar gjithashtu zhvillimin e koncerteve.