Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Apple po përgatitet për lansimin e iPhone Duo duke u kërkuar zhvilluesve që aplikacionet dhe lojërat të përshtaten me ekranin dhe veçoritë e reja të pajisjes. Porositë paraprake pritet të nisin më 16 tetor, ndërsa dërgesat e para më 23 tetor. Kompania ka publikuar udhëzime të reja dhe kërkon që aplikacionet të ndërtohen ose të rikompilohen me Xcode 27.1, ndërsa ato të optimizuara do të kenë një shenjë dalluese në App Store. Duke nisur nga prilli 2027, aplikacionet e reja do të duhet të përfshijnë të paktën një pamje të tyre në iPhone Duo. Apple po ofron gjithashtu materiale teknike dhe workshope për zhvilluesit, me synimin që sa më shumë aplikacione të jenë të përshtatura që në ditët e para të lansimit.