Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Aktori Ben Affleck ka konfirmuar se nuk përdori protezë gjatë skenës së dushit në filmin thriller psikologjik “Gone Girl”, të vitit 2014. Gjatë një interviste për revistën Variety, aktori 54-vjeçar sqaroi se protezë kishte përdorur vetëm në filmin “Hollywoodland”, ku kishte mbajtur një hundë artificiale. Në “Gone Girl”, me regji të David Fincher dhe bazuar në romanin e Gillian Flynn, Affleck luan Nick Dunne, i cili bëhet i dyshuari kryesor pas zhdukjes së bashkëshortes së tij, Amy, të interpretuar nga Rosamund Pike. Filmi u prit shumë mirë nga kritikët dhe arkëtoi rreth 370 milionë dollarë në mbarë botën, me një buxhet prej 61 milionë dollarësh.