Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Felix Savon, një nga emrat më të mëdhenj të boksit amator dhe tri herë kampion olimpik, është bërë temë diskutimi pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shihet duke kërkuar ushqim në një enë. Në pamjet e shpërndara nga boksieri kubanez Gustavo Trujillo, Savon dëgjohet të thotë se po mbledh diçka për të ngrënë. Ende nuk dihet se ku dhe kur është regjistruar videoja. Sipas mediave kubaneze, pas përhapjes së pamjeve, komediani Limay Blanco i ka dërguar ish-boksierit një pako me ushqime. Savon, i cili fitoi tri medalje të arta olimpike radhazi, në Barcelonë më 1992, Atlanta më 1996 dhe Sydney më 2000, thuhet se kishte refuzuar oferta të majme për t’u përballur me Mike Tysonin, pasi boksi profesionist ishte i ndaluar në Kubë. Megjithatë, rrethanat e tij aktuale mbeten të paqarta dhe videoja nuk mjafton për të përcaktuar gjendjen e tij të përgjithshme ekonomike.