Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Breaking Bad” shpallet seriali më i mirë televiziv i shekullit të 21-të

Film  |  14.10.2026 Ora 16:42   

 

Seriali “Breaking Bad”, me protagonist Bryan Cranston, është renditur në vendin e parë në listën e 100 serialeve më të mira televizive të shekullit të 21-të, të publikuar nga “The New York Times”. Cranston, i cili interpreton Walter White, u shpreh krenar për këtë vlerësim, duke ia dedikuar suksesin të gjithë ekipit që kontribuoi në realizimin e serialit. I transmetuar nga viti 2008 deri në vitin 2013, përgjatë pesë sezoneve, produksioni rrëfen historinë e një mësuesi kimie që nis të prodhojë dhe shesë drogë pas diagnostikimit me kancer. Seriali fitoi gjithsej 16 çmime Emmy, dy Golden Globe dhe vlerësime të tjera prestigjioze. Lista e “The New York Times” u hartua bazuar në votat e 516 profesionistëve të industrisë televizive. Pas “Breaking Bad”, në pesëshen e parë renditen “The Wire”, “Mad Men”, “Succession” dhe “Fleabag”. Suksesi i serialit solli edhe produksione të tjera të lidhura me historinë e tij, përfshirë serialin “Better Call Saul” dhe filmin “El Camino”.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing