Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar se sezoni i ngrohjes 2026/2027 nis zyrtarisht më 15 tetor, për mbi 25 mijë konsumatorë të kyçur në rrjetin e ngrohjes në Prishtinë.
Sipas Termokosit, janë përfunduar përgatitjet për sezonin e ri, përfshirë nënshkrimin e marrëveshjes për furnizim me energji me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
Ndërmarrja ka bërë të ditur se furnizimi me ngrohje do të nisë me kapacitet të kufizuar dhe do të rritet gradualisht, deri në stabilizimin e plotë të sistemit për të gjithë konsumatorët.