Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Aksionet e kompanive të teknologjisë në SHBA kanë shënuar rënie këtë javë, pasi investitorët po shprehin gjithnjë e më shumë dyshime nëse investimet e mëdha në inteligjencën artificiale do të sjellin fitimet e pritshme.
Sipas CNN, tregjet amerikane ranë të mërkurën, pas publikimit të të dhënave për inflacionin, të cilat ishin më të larta se pritjet. Kjo rriti shqetësimet se Rezerva Federale mund t’i rrisë më tej normat e interesit.
Indeksi S&P 500 ra me 1.11%, ndërsa Nasdaq Composite me 1.88%, duke shënuar rënien më të madhe ditore që nga korriku.
Rënie të ndjeshme regjistruan edhe kompanitë e lidhura me zhvillimin e inteligjencës artificiale. Aksionet e Dell ranë me 11.3%, Oracle me 8.8% dhe Marvell me 8.7%. Ndërkohë, aksionet e Nvidia-s humbën 3.2%.
Investitorët janë të shqetësuar për kostot në rritje të financimit, borxhet e mëdha të disa kompanive dhe konkurrencën nga Kina në prodhimin e çipave të avancuar.
Pavarësisht rritjes së madhe të aksioneve të teknologjisë gjatë këtij viti, analistët paralajmërojnë se pritjet e larta për fitimet dhe rritjen e sektorit mund ta bëjnë tregun më të ndjeshëm ndaj lajmeve negative.