Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi i ri i DC Studios, Man of Tomorrow, pritet të shfaqet në kinema më 9 korrik 2027, ndërsa detajet për publikimin e trailerit të parë ende nuk janë konfirmuar.
Bashkëdrejtori i DC Studios, Peter Safran, ka bërë të ditur se planet për fushatën promovuese janë ende në diskutim dhe se vendimi për kohën e publikimit të materialeve të para pritet të merret në muajt e ardhshëm.
Filmi do të sjellë rikthimin e Superman-it, të luajtur nga David Corenswet, dhe Lex Luthor-it, të interpretuar nga Nicholas Hoult. Këtë herë, dy personazhet pritet të bashkojnë forcat për t’u përballur me Brainiac-un.
Në film do të rikthehen edhe personazhe të tjera nga universi DC, përfshirë John Stewart, i njohur si Green Lantern, i luajtur nga Aaron Pierre, si dhe Guy Gardner, i interpretuar nga Nathan Fillion.
Në kastin e filmit janë përfshirë edhe aktorët Adria Arjona, Matthew Lillard dhe Sinqua Walls, rolet e të cilëve ende nuk janë zbuluar plotësisht.
Ndërkohë, James Gunn po punon në projektet e ardhshme të DC-së, por ende nuk është vendosur se cilin film do ta drejtojë pas Man of Tomorrow.