Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), sot do të përurohet Njësia Koronare në kuadër të Klinikës së Kardiologjisë.
Në ceremoni pritet të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ceremonia do të mbahet më 27 tetor, duke filluar nga ora 11:30.
Përurimi i kësaj njësie bëhet në kuadër të zhvillimit të shërbimeve shëndetësore në Klinikën e Kardiologjisë.