Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Holanda ka vendosur të mos marrë pjesë në Eurovisionin 2027, vetëm një muaj pasi kishte njoftuar rikthimin në garë. Vendimi vjen për shkak të përçarjeve që po shkakton pjesëmarrja e Izraelit, si në shoqërinë holandeze, ashtu edhe mes transmetuesve publikë. Transmetuesi NPO bëri të ditur se, pas konsultimeve, nuk u sigurua mbështetja e mjaftueshme për pjesëmarrjen e vendit. Më shumë se 400 punonjës të mediave publike kishin kundërshtuar më herët rikthimin.
Megjithatë, publiku holandez do të mund ta ndjekë garën përmes transmetuesit NOS. Eurovisioni 2027 do të mbahet në qytetin Burgas të Bullgarisë, me gjysmëfinalet më 11 dhe 13 maj, ndërsa finalja më 15 maj. Edhe Irlanda ka njoftuar bojkotin, kurse transmetuesi publik çek është tërhequr për arsye buxhetore.