Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Granit Xhaka dhe Breel Embolo do të jenë sërish në dispozicion të Kombëtares së Zvicrës nga muaji nëntor, pasi Federata Zvicerane e Futbollit ka vendosur t’i japë fund pezullimit të tyre lidhur me çështjen e certifikatave të falsifikuara të COVID-19. Të dy futbollistët munguan në katër ndeshje të Ligës së Kombeve gjatë shtatorit dhe tetorit. Sipas federatës, procedurat ligjore kanë përfunduar dhe mungesa në ndeshjet ndërkombëtare është marrë parasysh gjatë shqyrtimit të rasteve. Një vendim i rëndësishëm lidhet edhe me Xhakën, i cili do ta ruajë shiritin e kapitenit. Federata konfirmoi se përzgjedhësi, stafi teknik dhe këshilli i lojtarëve kanë vendosur njëzëri që mesfushori shqiptar të vazhdojë ta udhëheqë ekipin. Ndërkohë, nga 1 nëntori 2026 do të hyjnë në fuqi udhëzime të reja për trajtimin e rasteve të futbollistëve që përfshihen në çështje me pasoja ligjore.