Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Instagram ka nisur testimin e një formati të ri të quajtur “Features”, që do t’u mundësojë krijuesve të publikojnë video horizontale me gjatësi deri në 90 minuta. Sipas The Hollywood Reporter, testimi ka nisur me një grup të përzgjedhur krijuesish në Shtetet e Bashkuara, ndërsa funksioni është testuar edhe në Brazil. Formati synon veçanërisht podkasterët dhe krijuesit e emisioneve, të cilët do të mund të publikojnë episode të plota pa i ndarë në shumë video të shkurtra. Fillimisht, klipe nga videot e gjata do të shfaqen në skedën Explore, ku përdoruesit do të kenë mundësinë të zgjedhin opsionin “Watch full video” për të parë përmbajtjen e plotë. Në fazën e parë, funksioni do të jetë i disponueshëm në aplikacionin mobil, ndërsa më vonë planifikohet edhe mbështetja për Instagram for TV. Zgjerimi për të gjithë përdoruesit në SHBA pritet deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.