Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Aktori Liam Neeson është befasuar kur ka mësuar për filmin e ri “Narnia: The Magician’s Nephew”, në të cilin rolin e luanit Aslan, që ai e interpretoi më parë me zë, do ta marrë aktorja Meryl Streep.
Gjatë një interviste për ScreenRant, Neeson u shpreh se nuk kishte dëgjuar për projektin e ri. Kur gazetari i tregoi se Streep do ta interpretojë Aslanin dhe se filmin do ta drejtojë Greta Gerwig, aktori reagoi me habi.
Neeson e ka interpretuar Aslanin në filmat e mëparshëm të serisë “The Chronicles of Narnia”. Në librat e autorit C. S. Lewis, personazhi i Aslanit bart simbolikë të krishterë dhe lidhet me figurën e Jezu Krishtit.
Filmi i ri do të jetë pjesë e një adaptimi të ri të serisë nga Netflix. Ngjarja e “The Magician’s Nephew” zhvillohet kronologjikisht para ngjarjeve të filmave të mëparshëm dhe tregon krijimin e botës së Narnisë.
Në kastin e filmit janë edhe Emma Mackey, Daniel Craig dhe Carey Mulligan.
“Narnia: The Magician’s Nephew” pritet të shfaqet në kinema më 12 shkurt 2027.