Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tom Hiddleston mohon se mund të jetë James Bond i ri

Film  |  16.04.2021 Ora 8:45   
Janë shtuar spekulimet se  aktori Tom Hiddleston, mund të jetë agjenti i ri 007, pasi aktori Daniel Craig ka konfirmuar se pjesa e re “No Time To Die” do të jetë e fundit në të cilën do të paraqitet në rolin e James Bondit.

Aktori i serisë së filmave Marvel tha se çfarëdo që të thoshte do të konsiderohej nga fansat si shenjë se dëshiron ta marrë rolin.
 
“Është goxha interesante që jam në dijeni për çfarëdo që them. Sepse, çfarëdo që them kthehet në histori. Jo për ju, por për botën jashtë. Çfarëdo që them vetëm sa do të sjellë më shumë pyetje”, ka thënë ai.
 
Ai tha se nul është i sigurt se si shikuesit kanë ardhur deri te kjo lidhje mes tij dhe rolit të agjentit 007.

Rolin e agjentit aktori e luajti edhe në filmin “The Night Manager”, që ishte bazuar në romanin me të njëjtin titull nga John le Carré.
Edhe ylli i serisë “Bridgerton”, Regé-Jean Page, është në mesin e aktorëve që po konsiderohen nga fansat si “Bondi i ri”, por  ai i ka mohuar thashethemet.
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing