Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ndahen 10 milionë euro për premierën e "No Time to Die"

Film  |  19.04.2021 Ora 7:25   
Një buxhet prej 10 milion eurosh është ndarë për premierën e filmit “No Time to Die”.

 Premiera e filmit në Britani të Madhe pritet të  jetë më 30 shtator të këtij viti.

Filmi i James Bond, i pritur me padurim për është vonuar për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe organizatorët e ngjarjes po shqyrtojnë mundësinë e shfaqjes së premierës në një stadium në Londër.
 
Një burim i tha gazetës Sunday Mirror: "Prodhuesit e Bond janë në marrëveshje. Ata mendojnë se mund të bëjnë premierën më të madhe të epokës post-pandemike dhe kanë lënë mënjanë 10 milionë për një ngjarje në Angli që do të sinjalizojë kthimin e këtyre llojeve të filmave që kanë munguar vitin e fundit”
 
 "Ata po shikojnë vendet më të mëdha në Londër, duke filluar me Wembley, dhe kanë pyetur për Staples Center në Los Angeles për një premierë në SHBA”, ka shtuar ky burim.

Organizatorët janë të etur të kenë Daniel Craig dhe Ana de Armas që të promovojnë filmin në një premierë të shkëlqyeshme.



 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing