Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Turtle Fest 2021, nxitoni sasi e limituar e biletave ato mund ti gjeni tek RAVE-TRAVEL.COM

Muzikë  |  13.07.2021 Ora 20:49   

 Ka një tre ditësh magjik që ndodh prej 9 vitesh në Drimadhes. Ka një tregim që ende shkruhet, me sakrifica të vogla e të mëdha, individuale e kolektive për të qenë të gjithë bashkë aty. Ka një shtëpi në qiell të hapur që na mbledh për të na kujtuar

se Turtle Fest është familja që këmi ndërtuar së bashku, plot kujtime e ndjesi të cilat fatmirësisht do të jetojnë për gjithmonë.

Në datat 30, 31 Korrik, 1 Gusht, Breshka na fton të mblidhemi përsëri sëbashku për të festuar jetën, muzikën, të bukurën e për të krijuar emocione dhe kujtime të reja në natyrën e jashtëzakonshme të shtëpisë sonë të përvitshme, Drimadhesit.

Artisti më i shumëpritur i këtij edicioni është NU nga Berlini, një nomad i kohëve moderne, i cili ka udhëtuar kontinente me muzikën e tij. Destinacioni i tij i rradhës do të jetë për të parën herë plazhi i Drimadhesit në Shqipëri, i cili do të mirëpresë

performancat e mbi 40 artistëve në 3 skena për 3 ditë e 3 netë plot ngjyra. Mes emrave të performuesve, Turtle Fest ka publikuar ardhjen e Nickodemus nga New York, një prej artistëve më në zë të muzikës Afro House, superstarin italian

Gabriele Poso, Motel Sazani dhe Lakuru nga Zurichu, Bellville nga Burning Man,etj.

Edicioni i 9-të i Turtle Fest do t’i rikthejë verës pikëtakimin më të dashur dhe jetës sonë muzikën e munguar.

Zbulojeni programin e plotë muzikor në vazhdim në rrjetet sociale.

Biletat dhe transportin mund ta gjeni tek: www.rave-travel.com

Facebook: https://www.facebook.com/ravetravelks/ 

Instagram: https://www.instagram.com/ravetravel/?utm_medium=copy_link 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing