Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Jackass” do të ketë seri të tjera!

Film  |  14.01.2022 Ora 10:44   
Ylli dhe bashkëkrijuesi i serisë filmike “Jackass”, Johnny Knoxville, ka thënë se filmi i ardhshëm Jackass Forever mund të mos jetë filmi i fundit i ekuipazhit të famshëm prej “budallenjësh”.
Ka kaluar më shumë se një dekadë që kur erdhi pjesa e fundit e serialit të dikurshëm të MTV-së, e cila u shndërrua në ekskluzivitet të suksesshëm të filmit.

Me vetëm disa javë të mbetura para publikimit të pjesës së katërtë, mediat dhe fansat e konsideruan shtimin e anëtarëve të rinj të kastit për të nënkuptuar se yjet origjinalë ishin gati të largoheshin përfundimisht nga veprimet rraskapitëse që kërkoheshin për të vazhduar serialin.

Por, ndërsa foli me Variety së fundmi, Knoxville sqaroi se kur bëhet fjalë për të ardhmen e ekuipazhit origjinal në botën e Jackass, mos thuaj kurrë kurrë, duke lënë të nënkuptohet se seria e famshme, përkundër riskut do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing