Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sot hapet ekspozita `Albumi Familjar`

Vendi  |  08.02.2023 Ora 10:11   

Sot duke filluar nga ora 19:00 në Bibliotekën Hivzi Sulejmani në Prishtinë mbahet ekspozita ”Albumi Familjar” nga artisti Alban Muja.

Video instalacioni “Family Album” përbëhet nga tri video: Besa, Besim & Jehona dhe Agim, të emëruara në bazë të vetë protagonistëve të cilët rikujtojnë momentet e vështira të përjetuara gjatë periudhës së luftës. Këto përjetime u dokumentuan nga fotoreporter të njohur dhe u botuan në shumë media botërore si imazhet përshkruese të luftës.

Besa, Besimi, Jehona dhe Agimi, 20 vite më vonë përmbledhin tregimin e tyre me anë të kujtimeve dhe rrëfimeve të familjarëve. Kjo përmbledhje paraqitet si tregim personal ashtu siç është albumi familjar. “Family Album” nga Alban Muja u prezantua për herë të parë në Pavijonin e Kosovës në Bienalen e 58-të të Artit në Venedik.

Prezantimi i “Family Album” Between Recollection and Reality, në Qendrën e Dokumentimit Kosovë, vjen si paralele në mes ekspozitës ” Na Ishte Njëherë Që Kurrë Mos Qoftë” dedikuar fëmijëve të vrarë e të zhdukur gjatë luftës me gjësende si veshje, këpucë, fotografi apo libra.

Ekspozita i shndërron këto objekte në subjekte, ndërsa “Family Album” të mbijetuarit e luftës, në narratorë. /rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing