Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kolegji ILIRIA dhe Universitetit Lum Jean Monet realizojnë me sukses Shkollën Verore Ndërkombëtare LUM - ILIRIA 2018

Kulturë  |  19.10.2018 Ora 11:34   
Për të pestin vit më radhë, Kolegji ILIRIA në bashkëpunim me Universitetin LUM Jean Monnet (Bari, Itali) realizuan me sukses Shkollën Verore Ndërkombëtare.

Shkolla Verore Ndërkombëtare LUM – ILIRIA 2018  është udhëhequr nga Prof. Dr. Antonello Tarzia, profesor në Universitetin LUM Jean Monnet në Bari të Italisë dhe në Universitetin i Bocconi-t në Milano.

Prej viti 2015 Shkolla Verore Ndërkombëtare LUM – ILIRIA është mbajtur në Kolegjin ILIRIA, ku studentë të Universitetit Lum Jean Monnet, nga vende të ndryshme evropiane dhe studentë të Kolegjit ILIRIA, së bashku kanë ndjekur shkollën verore me profesorë të Kolegjit ILIRIA nga Kosova dhe rajoni dhe profesorë evropianë nga Universiteti Lum Jean Monnet.

Ndërsa këtë vit, për herë të parë, edicioni i pestë i shkollës verore ndërkombëtare LUM Jean Monnet – ILIRIA, është realizuar edhe në Bari të Italisë, ku 20 studentë të Kolegjit ILIRIA, duke qenë përfitues të bursave studentore, bashkë me studentë nga vende të ndryshme evropiane, kanë ndjekur mësime në kuadër të shkollës verore LUM – ILIRIA.

Fokusi i LUM – ILIRIA këtë vit ishte në temën “Gjuhet minoritare dhe kulturat e shumicës. Ligji Ndërkombëtarë për Mbrojtje dhe Realiteti në Evropën Juglindore”, ku u përfshinë tematika të fokusuar kryesisht ne çështjet kulturore, socio-ekonomike, aspekte të caktuara nga fusha ligjore dhe politike që përfshijnë Evropën Juglindore aktualisht, në veçanti Ballkanin.



Studentët morën njohuri teorike dhe mësuan raste praktike rreth tematikave të cilat kjo shkollë trajtoi. Përveç kësaj, studentët nga kjo shkollë zgjeruan rrjetin e tyre profesional ndërkombëtar, duke u shpërblyen me certifikata nga Kolegji ILIRIA dhe Universiteti LUM Jean Monnet, si dhe përfituan Kredi të transferueshme ECTS.

Sekretari i Përgjithshëm i Kolegjit ILIRIA, z. Arbër Reçi, përmes një deklarate shprehet se bashkëpunimi me Universitetin LUM Jean Monnet për zhvillmin e shkollës verore ndërkombëtare, tashmë është bërë tradite dhe se planet në ditët në vijim janë angazhimi i Kolegjit ILIRIA në rritjen e këtij bashkëpunimi edhe më tutje në zhvillimin e  projekteve të mobilitetit, shkëmbimit të studenteve dhe stafit dhe organizimit të aktiviteteve të  tjera të përbashkëta në fushën e veprimtarisë shkencore dhe akademike.



Kolegji ILIRIA ndër vite ka bashkëpunuar me dhe po vazhdon bashkëpunimet me Universitetet më prestigjioze ndërkombëtare, si shkëmbim të studentëve edhe në nivel të studimeve master dhe doktoraturë, si dhe stafit akademik me shumë Universitete prestigjioze në Evrope dhe botë, ku vlenë të përmendet bashkëpunimi me Universitetin e Tartus në Estoni, bashkëpunimi me ISAG, European Business School në Portugali, dhe bashkëpunimi me Universitetin North Ohajo, në Ohajo, SHBA dhe shumë universitete të tjera në botë.

Për më shume informacione, klikoni në www.uiliria.org


 

Komentet

Marketing

Tjera në Kulturë

Marketing