Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Vetëm tre aktorë mbeten në garë për rolin e James Bond

Film  |  01.07.2025 Ora 16:46   
Pas muajsh spekulimesh, drejtuesit e Amazon dhe MGM thuhet se e kanë ngushtuar listën për aktorin e ri që do të luajë James Bond në vetëm tre emra; Jacob Elordi, Tom Holland dhe Harris Dickinson. Sipas Variety, përzgjedhja fokusohet te aktorë britanikë nën moshën 30-vjeçare, megjithëse Elordi, edhe pse australian, mbetet në garë.

Filmi i ri do të drejtohet nga regjisori i njohur Denis Villeneuve, i cili e ka quajtur projektin një nder të madh dhe një përgjegjësi të shenjtë, duke nënvizuar dashurinë që ka për ekskluzivitetin që në fëmijëri, shkruan DailyMail.

Amazon mori kontrollin krijues të ekskluzivitetit pas një marrëveshjeje me producentët e mëparshëm, Barbara Broccoli dhe Michael G. Wilson. Tashmë, producentët e rinj, Amy Pascal dhe David Heyman, pritet të vendosin për drejtimin e ardhshëm të agjentit legjendar 007. Ndërkohë, xhirimet mund të zhvendosen nga Londra në Liverpool, për shkak të kufizimeve të ardhshme filmike në kryeqytet. Ekspertët mendojnë se filmi mund të dalë në fund të vitit 2026 ose në 2027. Fansat presin me padurim, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë një qasje klasike apo moderne në kapitullin e ri të Bond-it.

Fansat e James Bond ishin të bindur se aktori i ri, Patrick Gibson, do të ishte zëvendësuesi i Daniel Craig në rolin ikonik të 007. Kjo pas prezantimit të lojës së re të miratuar zyrtarisht nga Amazon MGM Studios, “007: First Light”, ku Gibson është zëri i një James Bond 26-vjeçar, të sapo dalë nga Marina Mbretërore. Spekulimet janë shtuar në rrjet pas zbulimit të pamjeve të para nga loja, ku Bond shfaqet në aksion klasik me makinat britanike Aston Martin, skena spiunazhi dhe humorin karakteristik, shkruan DailyMail.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing