Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Pas Brezovicës edhe në Bogë e Prevallë hyrja do të bëhet me pagesë

Të Tjera  |  08.01.2019 Ora 9:09   
Pas vendosjes së laurës në Brezovicë,  një e tillë do të vendoset edhe në Qendrën Turistike në fshatin Bogë, të Komunës së Pejës, si dhe në Prevallë, shkruan Radio Plus.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka marrë vendim që edhe në Qendrën Turistike në Bogë dhe në atë në Prevallë të vendoset një taksë e njëjtë sikurse në Brezovicë.

Shumë shpejt kjo pjesë turistike e Kosovës do të bëhet me pagesë.

Ministria e Mjedisit ka paralajmëruar se kjo pagesë do të bëhet për arsye të sigurimit.

Qytetarët, të cilët e shfrytëzojnë këtë pjesë, shprehen skeptikë për pagesën në këtë vend turistik.

Ndërsa, disa qytetarë të tjerë thonë se së pari duhet të investohet në këtë pjesë, pastaj të vendoset takes, raporton KTV.
Disa biznese në Bogë, prapa kamerës kanë thënë se nuk është në rregull të vendoset taksë, pasi shumica e investimeve aty janë nga vetë bizneset private.

Laura në Qendrën Turistike në Brezovicë ishte vendosur në janar të vitit 2018 nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Pagesa për të hyrë në Qendrën Turistike në Brezovicë është 1 euro për të rritur, ndërsa 50 centë për fëmijë.
 

Komentet

Marketing

Tjera në Të Tjera

Marketing