Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Në familjen amerikane u lind një vajzë pas 130 vjetësh

Kuriozitete  |  13.07.2023 Ora 8:27   

Një familje në Michigan të SHBA-së mirëpritën një vajzë pas 130 vjetësh.

Audrey u lind më 17 mars nga çifti Carolyn dhe Andrew Clark që vijnë nga fshati Caledonia.

Siç thuhet, në anën e familjes së Andrew Clark nuk kishte lindur askush vajzë që nga viti 1885, sipas të dhënave të familjes Clark.

“Ishte një befasi për të gjithë ne”, pati thënë Andrew për “Good Morning America”.

Carolyn Clark tha se kur ajo dhe bashkëshorti i saj u takuan mbi 10 vjet më parë, ajo fillimisht nuk e besoi historinë e familjes.

“Unë i thashë, ekziston gjithmonë shansi 50-50, dhe Andrw më tha në mënyrë legjitime se nuk kanë pasur vajzë në linjën e tyre të drejtpërdrejtë për më shumë se 100 vjet”, kujton Carolyn.

“Unë ia kërkova edhe prindërve të tij që të konfirmonin atë informacion”.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kuriozitete

Marketing