Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Aktorë e bashkëprodhime nga Kosova lënë shenjë në Venecia

Kulturë  |  08.09.2023 Ora 9:08   

 I trefishtë është përfaqësimi i Kosovës në Festivalin e Filmit në Venecia.

Aktorë e bashkëprodhime nga vendi kanë pasur dy ditët e veta në edicionin jubilar të këtij festivali. Kanë nisur me “House keeping for beginners”, ku luajnë Rozafa Çelaj e Ilire Vinca, për të vazhduar me “A Short Trip” të Erenik Beqirit nga Shqipëria, ku luajnë edhe Luana Bajrami e Arben Bajraktaraj.

E është përmbyllur me “Bota jonë” të Luana Bajramit. Në premierë ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Filmi është pritur shumë mirë dhe jam shumë e lumtur për këtë. Më të vërtetë është kënaqësi shumë e madhe”, ka thënë Rozafë Çelaj pas premierës së “House keeping for beginners” financuar edhe prej Kosovës.

Mbresëlënës këtë përfaqësim e cilësojnë edhe aktorja Ilire Vinca e Blerta Zeqiri, drejtoreshë e Qendrës Kinematografike të Kosovës.


Kinematografia e aktorët nga Kosova kanë pasur dy ditët e veta në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia. Përfaqësimi i trefishtë i shtetit më të ri të Evropës në ngjarjen e filmit më të vjetër në botë ka nisur kur nëpër tapetin e kuq kanë kaluar aktoret Ilire Vinca e Rozafa Çelaj.

Filmi “House keeping for beginners”, nën regji të maqedonasit Goran Stolevskit, si bashkëprodhim minor midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, ka pasur premierën të mërkurën pasdite. Të enjten atje Kosova e ka rritur praninë.

Filmi “Bota jonë”, nën regji e me skenar të Luana Bajramit, është dhënë premierë në kategorinë “Orizzonti Extra”. Bashkëprodhimi kosovaro-francez në 94 minuta shpalos një rrëfim të rinjsh. Bajrami ka qenë e pranishme në këtë ngjarje edhe si aktore. Është pjesë e kastës së filmit “A Short Trip” nën regji të Erenik Beqirit nga Shqipëria, që jepet në kuadër të kategorisë “Orizzonti”. Në këtë film prej 17 minutash luajnë edhe aktori nga Kosova me nam botëror Arben Bajraktaraj e edhe aktori nga Shqipëria, Tristan Halilaj. Në premierën e “Bota jonë” i pranishëm ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Të mërkurën pasdite, tapeti i kuq i edicionit të 80-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia ka pritur ekipin e filmit “House keeping for beginners”. Aktoret nga Kosova, Rozafa Çelaj e Ilire Vinca, kanë kaluar përballë fotoaparateve të botës. Më pas është dhënë premiera e filmit.

 

“Me pas premierë në këtë festival sigurisht që ka rëndësi shumë të madhe për mua duke e ditur që Festivali i Venecias është prej më të njohurve”, ka thënë për KOHËN aktorja Rozafa Çelaj. Sipas saj, duke pasur parasysh seriozitetin e këtij festivali, përjetimi i premierës qe kënaqësi shumë e madhe.

 

“Filmi është pritur shumë mirë dhe jam shumë e lumtur për këtë. Më të vërtetë është kënaqësi shumë e madhe”, ka thënë Çelaj pas premierës.

Në filmin nën regji të maqedonasit Goran Stolevskit, ajo ka treguar se portretizon një vajzë homoseksuale e cila jeton në shtëpinë e Ditës (Anamaria Minca) që shndërrohet në një hapësirë të personave të komunitetit “queer”, të cilët nuk kanë ku të shkojnë tjetër. Në të njëjtin film luan edhe e ëma e Çelajt, aktorja e ligjëruesja universitare e aktrimit, Ilire Vinca. Ajo premierën e ka përshkruar si një mrekulli më vete.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kulturë

Marketing