Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

John Lennon do të vijë tek fansat në dokumentarin “John &Yoko: Above Us Only Sky”

Muzikë  |  11.03.2019 Ora 15:05   
Regjisori Michael Epstein nuk ka mundur të besoj se ka aq shumë fat, kur Yoko Ono I dha atij mundësinë që të xhirojë dhe ti tregojë gjëra që nuk janë parë e nuk janë dëgjuar asnjëherë për John Lennon, të cilat regjisori I ka vendosur në dokumentarin për John me titull “John &Yoko: Above Us Only Sky”.

Këngëtarja dhe artistja Yoko Ono ka vendosë që është koha që fansat e John Lennon të shohin video dhe gjëra të cilat vetëm ata dy I dinin, video nga shtepia e tyre në Angli dhe në New York në vitin 1970 dhe 1971. “E fillova filmin me John I cili është në piano dhe luajtur akordet e “How” e cila është në albumin “Imagine” dhe kur kamera tërhiqet ju do të shihni se është edhe George Harrison që luan.

Askush nuk I ka parë këto video më parë” – ka thënë ndër të tjera regjisori Epstein I cili ka treguar gjithashtu se ende nuk I besohet se ka bërë ai një film dokumentar me histori të paparë dhe padëgjuar të John Lennon edhe pse ai mendonte se I dinte të gjitha. Dokumentari do të shfaqet javën e ardhshme në rrjetin amerikan “A & E”.

Lennon u godit për vdekje nga fansi I tij I obsesionuar Mark David Chapman në dhjetorin e vitit 1980. /radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing