Dokumentari i aktorit të njohur ‘Bekim Fehmiu’ do të shfaqet në Kino ABC, sot me fillim nga ora 13:00.

 

Pas premierës që pati në Tiranë dhe në Prizren, ‘Bekim Fehmiu’ kthehet në vendin që i takon, në Kino ABC në Prishtinë.

Aktori i madh Bekim Fehmiu që nga themelimi i Kino ABC-se dhe deri në vdekja, gjatë kohë së verës, nga mëngjesi deri në mbrëmje, ka qëndruar në Kino ABC, duke zgjedhur këtë vend për t'u takuar me miq, aktorë, gazetarë dhe këdo që ka qenë i interesuar për të dëgjuar bisedat dhe rrëfimet e tija./rtk/