Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dërrasa e famshme e Titanikut, shitet në ankand për 665 mijë euro

Kuriozitete  |  27.03.2024 Ora 15:27   
Dërrasa mbi të cilën Rose (aktorja Kate Winslet) në filmin “Titanic” ka mbetur në ujë dhe ka arritur të mbijetojë, është shitur për 718,750 dollarë (664,556 euro), raporton BBC.
 
Që kur filmi u publikua në vitin 1997, fansat janë pyetur nëse kjo copë druri ishte e mjaftueshme për të mbajtur në të Jack-un (aktorin Leonardo DiCaprio), në vend që ai të vdiste tragjikisht në ujërat e ngrira të Atlantikut, pas fundosjes së anijes legjendare “Titanic”.

Bëhet fjalë për dërrasën që paraqiste një pjesë të derës, e cila sipas rrëfimit të filmit ka qenë e mjaftueshme që Rose të qëndronte mbi të dhe kështu të shmangte vdekjen në Oqeanin Atlantik.

Në një episod të serisë “Mythbusters” në vitin 2012, regjisori i filmit “Titanic”, James Cameron ka zbuluar se ka marrë shumë mesazhe në të cilat shumë e akuzonin Rosen për egoizëm, ndërsa Jack dukej si “idiot”. Megjithatë, Cameron ka përfunduar debatin duke thënë se sipas skenarit, Jack “duhej të vdiste”.
 
“Mund të kemi bërë gabim, dërrasa duhej të ishte pak më i vogël”, ka thënë atëherë regjisori i famshëm. Dërrasa është e gjatë rreth 2,4 metra dhe e gjerë një metër.

Ndër të tjera dërrasa të shitura në ankand ishte këmborja nga filmi “Indiana Jones and the Temple of Doom” për çmimin e 535,000 dollarëve (494,000 euro).
 
Për kostumin e ‘Spiderman’-it, të cilin e ka mbajtur Toy Maguire, blerësi ka dhënë 125,000 dollarë (115,00 euro). Të ardhurat totale nga ankandi arritën në 15.68 milionë dollarë (14.4 milionë euro).

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kuriozitete

Marketing