Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“It: Chapter 2” në majë të klasifikimit të filmave Box Office

Film  |  09.09.2019 Ora 12:17   
Prodhimi I Warner Bros dhe New Line “IT: Chapter Two” ka arritur të ngjitet në majë të klasifimit Box Office për filmat më të shikuar dhe me më së shumti arkëtime. Më gjithsejt 91 milionë dollarë fitime qysh në debutim nga kinematë Amerikane, deri më tani “IT: Chapter 2” ka arritur të mbledh 185 milionë dollar nga arkat e kinemave në mbarë botën.

Ky fakt e bënë filmin e dytë horror me arkëtimet më të mëdha , ndërsa pjesa e parë e këtij filmi lansuar në vitin 2017-të, është filmi I vetëm horror deri më tani I cili qysh në debutim arriti të grumbullojë më shumë se 100 milionë dollarë.

Në vendin e dytë ndodhet filmi “Angel Has Fallen”, me gjithsejt 53 milionë të grumbulluara deri më tani, pasuar nga filmi “Good Boys”  në vendin e tretë. Pozitën e katërt e mban filmi “The Lion King” kjo është java e tij e tëtë e shfaqjes, ndërsa me fitimet ka arritur të renditet I 7-ti me arkëtimet më të mëdha në përmasa globale.

Në vendin e pestë është filmi “Overcomer” që ka javën e tretë të lansimit tashmë./radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing