Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Jessie J ka njoftuar se do të shkëputet përkohësisht nga rrjetet sociale, teksa përgatitet për një tjetër ndërhyrje kirurgjikale pas betejës me kancerin e gjirit. Këngëtarja ka sqaruar se vendimi nuk lidhet me përkeqësimin e gjendjes së saj, por me nevojën për të pushuar dhe për t’u rikuperuar fizikisht e emocionalisht pas një periudhe të ngarkuar dyvjeçare.
Gjatë kësaj kohe, artistja ka publikuar një album pas tetë vitesh, është zhvendosur nga SHBA-ja në Britani, ka përfunduar një turne ndërkombëtar dhe ka kaluar një ndarje, ndërsa është kujdesur edhe për djalin e saj. Jessie J tha se tani dëshiron të fokusohet te shëndeti, familja dhe rikuperimi, duke e cilësuar largimin nga rrjetet sociale si një “pastrim dixhital” dhe duke falënderuar fansat për mbështetjen.