Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Java e 20-të e Superligës së futbollit në Kosovë

Sport  |  21.02.2018 Ora 12:11   
Është caktuar orari i ndeshjeve për javën e 20-të në Vala Superligë, si dhe për javën e 18-të në Ligën e Parë, kategori kjo e cila e fillon stinorin pranveror këtë fundjavë.
Tri ndeshje do të luhen të shtunën, ku spikat ballafaqimi i rivalëve të vjetër ndërmjet Vëllaznimit dhe Prishtinës, ndonëse në këtë kampionat këto skuadra kanë synime të kundërta, njëra lufton për t’iu shmangur zonës së rrezikshme, e tjera për titullin e kampionit.
E diela sjell dy sfida tjera joshëse. Gjilani do të jetë mikpritës i Lirisë, derisa Llapi do të ballafaqohet me Dritën, në njërën prej ndeshjeve më rivalizuese të kësaj jave. E java e 20-të do të përmbyllet të hënën me ndeshjen ndërmjet Vllaznisë dhe Drenicës.

Vala Superliga – Java e 20-të
E shtunë, ora 13:00
Vëllaznimi – Prishtina
Besa – Trepça’89
Feronikeli – Flamurtari
 
E diel, ora 13:00
Gjilani – Liria
Llapi – Drita
 
E hënë, ora 13:00
Gjilan: Vllaznia – Drenica
 

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing