Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Samuel L Jackson: “Alzheimer ka shkatërruar familjen time”

Film  |  16.09.2019 Ora 12:03   
Aktori I njohur Samuel L Jackson është pjesë e pandashme e kampanjave të cilat oraganizohen për vetëdijësim ndaj sëmundjes Alzheimer. Aktori ndër të tjera ka thënë se është pikërisht Alzheimer ajo e cila I ka shkatëruar familjen, dhe pikërisht për këtë shkak ai mbështet kampanjat e tilla.

Ylli I Hollywood-it thotë se lufton konceptin e gabuar se demenca është e pashmangshme në pleqëri dhe këtë ai e bën duke u nisur nga përvoja personale. Aktori I “Jurassic Park” tashmë 70 vjec ka bërë thirrje për mbështetje edhe më të madhe për ti dhënë fund kësaj gjendje  mizore, me të cilën ai ka parë gjashtë anëtarë të familjes duke u ballafaquar.

Gjyshi, nëna, hallat/tezet dhe dajët/axhallarët e tij ishin prekur nga kjo sëmundje, “ gjyshi im ishte shoku im më I mirë teksa rritesha, e duke parë atë në atë gjendje duke mos më njohur, ka qenë shumë zemërthyese për mua” – ka thënë Jackson.

 “Alzheimer nuk është diqka që vjen me pleqërinë, por një sëmundje e cila mund të stopohet dhe gjithashtu besoj se mund të kurohet” – ka thënë ndër të tjera aktori Samuel. /radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing