Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Formacioni i mundshëm i Kosovës në ndeshjen ndaj Malit të Zi

Sport  |  14.10.2019 Ora 11:48   

Kosova dhe Mali i Zi do të përballen sot në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Bernard Challandes ka mbajtur konferencën e fundit për mediave dje, mirëpo nuk ka dashur të zbulojë shumë nga skema e tij se si mund të luajë sot

Përzgjedhësi i ‘Dardanëve’ pritet të luajë me skemën e tij tashmë të njohur 4-2-3-1, me Muricin në portë.
Katërshja në mbrojtje do të jetë e përbërë nga Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Fidan Aliti dhe Benjamin Kololli. Mesfushorë defanziv do të jenë Herolind Shala dhe Valon Berisha. Florent Hadërgjonaj, Bersant Clina dhe Milot Rashica do t’i japin mbështetje Vedat Muriqit të vetmuar në sulm.

Formacioni i mundshëm i Kosovës: A.Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Shala, V. Berisha, Hadergjonaj, Celina, Rashica, V. Muriqi.

Aktualisht Anglia është lider i Grupit A me 12 pikë, aq sa ka edhe Republika Çeke, Kosova me tetë, dhe Mali i Zi me Bullgarinë që kanë nga tri.

Përfaqësuesja jonë do të jetë nikoqir i malazezëve në ndeshjen që zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

.

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing