Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Oslo ndalon syzet inteligjente në shkolla për të mbrojtur privatësinë e fëmijëve

Teknologji  |  11.09.2026 Ora 17:09   

 

Kryeqyteti norvegjez,ka ndaluar përdorimin e syzeve inteligjente në shkolla gjatë gjithë ditës mësimore dhe në të gjitha nivelet e arsimit. Vendimi synon të mbrojë fëmijët nga rreziqet e privatësisë dhe mbledhjes së të dhënave, veçanërisht nga pajisjet e lidhura me Meta Platform . Nënkryetarja për Arsimin, Julie Remen Midtgarden, tha se duhet të ketë veprime konkrete dhe jo vetëm shqyrtime të mëtejshme të problemit.

Syzet inteligjente mund të fotografojnë dhe regjistrojnë video, të kryejnë telefonata, të përkthejnë shenja dhe të përdorin asistentë të inteligjencës artificiale. Shqetësimet janë shtuar edhe nga raportimet se Meta po punon për funksione të njohjes së fytyrës në syzet e saj. Ndalimi në shkollat e Oslos hyri në fuqi më 27 gusht, ndërsa njoftimi publik u bë disa ditë më vonë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing