Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një numër gjithnjë e më i madh i qytetarëve amerikanë po shqyrtojnë mundësinë e emigrimit ose të aplikimit për shtetësi të dytë në vende të tjera. Sipas një raportimi të CNN, një çift mësimdhënësish kishte vetëm 48 orë kohë për të marrë një vendim jetësor: të pranojë një ofertë pune në Marok dhe të lërë jetën në Karolinën e Veriut.
Ata thonë se vendimin e bënë më lehtë për shkak të situatës politike pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, duke deklaruar se nuk e njohin më vendin ku janë rritur. Kjo ndjenjë e pasigurisë dhe polarizimit politik është duke i shtyrë shumë qytetarë drejt kërkimit të alternativave jashtë vendit.
Të dhënat zyrtare nga Britania e Madhe, Irlanda dhe Kanadaja tregojnë për një rritje të ndjeshme të aplikimeve për shtetësi nga shtetasit amerikanë. Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2025, mbi 1900 amerikanë kanë aplikuar për pasaportë britanike, që është shifra më e lartë që prej vitit 2004, kur filluan regjistrimet zyrtare.
Ekspertët theksojnë se ky trend reflekton një klimë politike e sociale që po ndryshon me shpejtësi dhe që po i shtyn shumë qytetarë të kërkojnë stabilitet diku tjetër.