Marrëdhënia dikur e afërt mes Donald Trump dhe Elon Musk duket se i ka dhënë fund ditëve të saj të mira, dhe si gjithmonë, rrjetet sociale kanë reaguar menjëherë ndaj këtij “divorci publik”..
Por më shumë se komentet e zakonshme, ajo që ka bërë bujë është një video kreative e komedianit Jimmy Fallon.
Në vend që të japë një opinion klasik, Fallon ka realizuar një intervistë imagjinare me Trumpin, ku pyetjet i drejtohen për marrëdhënien me Elonin, ndërsa përgjigjet janë montuar nga deklarata të vjetra të ish-presidentit, të përzgjedhura dhe përshtatura në mënyrë të zgjuar për situatën aktuale.
Videoja, e publikuar në TikTok, është kthyer menjëherë në sensacion: ka mbledhur thuajse 17 milionë shikime dhe afro 2 milionë pëlqime, duke argëtuar miliona ndjekës.
Shumë prej tyre kanë vlerësuar ironinë dhe kreativitetin e Fallon, i cili edhe kësaj here ka treguar se di të kapë në mënyrë perfekte “frymën e momentit”.
Edhe pse nuk dihet saktësisht se çfarë ka sjellë krisjen mes Trump dhe Musk, një gjë është e sigurt: Jimmy Fallon i ka bërë të gjithë të qeshin me këtë histori.