Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Pas dy adaptimeve të suksesshme televizive, romani i famshëm i Stephen King The Stand është gati për një rikthim të madh – kësaj here në ekranin e kinemasë. Paramount Pictures ka nisur zhvillimin e një versioni filmik të këtij rrëfimi post-apokaliptik, me regjisorin Doug Liman të konfirmuar në krye të projektit.
Libri, i botuar për herë të parë në vitin 1978, trajton një virus shkatërrues që fshin 99.4% të popullsisë së botës dhe lë pas vetes një betejë epike mes forcave të së mirës dhe të keqes. Në vitin 1994 u realizua adaptimi i parë si mini-seri me aktorë si Gary Sinise dhe Molly Ringwald, ndërsa në vitin 2020 u lansua një version tjetër me James Marsden, Alexander Skarsgård dhe Whoopi Goldberg në role kryesore.
Doug Liman, i njohur për filmat The Bourne Identity, Mr. & Mrs. Smith, dhe Edge of Tomorrow, do të jetë edhe producent së bashku me Tyler Thompson nga Cross Creek Pictures. Projekti është aktualisht në fazën e hershme, me kërkimin për skenaristë që do të marrin përsipër përshtatjen e romanit prej 1,152 faqesh (bazuar në versionin e zgjeruar të botuar në vitin 1990).