Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Trump: Brenda dy javësh zbulohet blerësi i ri i TikTok në SHBA

Teknologji  |  30.06.2025 Ora 7:50   

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se qeveria e tij ka gjetur një blerës për operacionet e TikTok në SHBA, dhe se emri i tij do të bëhet publik brenda rreth dy javësh. Në një intervistë për Fox News, Trump tha se “është një grup njerëzish shumë të pasur” dhe shtoi se mund të kërkohet edhe miratimi i Kinës për këtë marrëveshje.

TikTok është urdhëruar vitin e kaluar të gjejë një pronar të ri për të shmangur ndalimin në SHBA, për shkak të shqetësimeve se të dhënat e qytetarëve amerikanë mund të kalojnë te qeveria kineze. Kompania pronare e TikTok, Bytedance, i ka mohuar vazhdimisht këto pretendime.

Afati fillestar për shitjen ishte 19 janari, por është zgjatur disa herë, me afatin e fundit të caktuar për 17 shtator. Ndër blerësit potencialë përfliten emra si ylli i YouTube-it MrBeast, startup-i Perplexity AI dhe investitori Kevin O’Leary.

Trump në intervistë foli gjithashtu për përfundimin e disa periudhave të pezullimit të tarifave për mallrat e importuara, duke paralajmëruar vendime të shpejta për nivelin e tarifave që do të zbatohen pas 9 korrikut.

Sipas Trump, tarifat janë krijuar për të korrigjuar një marrëdhënie të padrejtë tregtare dhe për të mbështetur industritë amerikane.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing