Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Vanessa Hudgens dhe Alexandra Shipp në filmin “tick…tick …BOOM”

Film  |  05.11.2019 Ora 13:47   
Javën e kaluar u bë e ditur se Andrew Garfield është personi I parë I cili u konfirmua për rolin kryesorë   në filmin me regji të Lin – Manuel Miranda, me titull “tick..tick… Boom”. Por sot bëhet e ditur se janë edhe dy aktore të tjera të cilat I janë bashkuar kastës është Vanesa Hudgens dhe Alexandra Shipp.

Verzioni origjinal I këtij mjuziklli u shkrua nga Jonathan Larsen, ndërsa është një histori gjysëm biografike e vendosur në vitin 1990 që tregon për Jon-in  rol I luajtur nga Garfield, një djalë me aspiratë për tu bërë kompozitor teatri, I cili punon si shërbyes në një restoran në New York ndërkohë që shkruan “Superbia” duke shpresuar se ajo do të bëhet mjuzikëlli më I famshëm Amerika, dhe kështu do ti japë shtysë të madhe në karrierë.

Por që Jon është në presion të vazhdueshëm nga e dashura e tij Susan, rol I luajtur nga Alexanda e cila është lodhur duke pritur gjithmonë që aspiratat për karrierë të Jonit të bëhen realitet. Përderisa miku më I mirë I tij Michael, heq dorë nga karriera prej krijuesi dhe fillon një punë të re, me tu afruar ditëlindja e 30-të e Jon-it ai pyet veten nëse ëndërra e tij do të jetë e pamundur dhe se a ja vlenë për të paguar gjithë këtë kosto, për këtë ëndërr. /radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing