Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Thomas Partey zyrtarisht me pesë akuza për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual

Sport  |  04.07.2025 Ora 16:24   

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Thomas Partey është akuzuar zyrtarisht për përdhunim nga Shërbimi i Policisë Metropolitane në Londër.

Partey është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Arsenalin pas pesë viteve të kaluara në Emirates, por do të jetë i lidhur me Londrën pas akuzave të fundit për përdhunim ndaj tij.

“Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës ka autorizuar Shërbimin e Policisë Metropolitane të ngrejë akuza ndaj një burri pasi detektivët kanë paraqitur një dosje provash”, thuhet fillimisht në një deklaratë.

“Met ka lëshuar një padi dhe kërkesë për arrest në burg ndaj Thomas Partey, 32 vjeç (13/06/1992), nga Hertfordshire, në lidhje me veprat penale të mëposhtme: Pesë akuza për përdhunim, një akuzë për sulm seksual”, mbyllet deklarata.

Veprat penale dyshohet se kanë ndodhur midis viteve 2021 dhe 2022.

Akuzat përfshijnë tre gra me dy akuza për përdhunim që lidhen me një grua, tre akuza për përdhunim në lidhje me një grua të dytë dhe një akuzë për sulm seksual të lidhur me një grua të tretë.

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing