Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ford paralajmëron humbje prej 2 miliardë dollarësh nga tarifat doganore

Auto  |  31.07.2025 Ora 8:13   
Kompania amerikane Ford ka njoftuar se tarifat doganore pritet t’i kushtojnë rreth 2 miliardë dollarë gjatë këtij viti – një shifër shumë më e lartë sesa ishte parashikuar, edhe pse pjesa më e madhe e prodhimit të saj ndodh brenda Shteteve të Bashkuara.

Sipas drejtoreshës financiare të kompanisë, Sherry House, vetëm në tremujorin e fundit janë paguar 800 milionë dollarë në tarifa shtesë, ndërsa një pjesë e humbjeve lidhen edhe me ndërprerjen e një projekti për vetura elektrike. Ajo theksoi se tarifat për materialet si çeliku dhe alumini, por edhe ato ndaj vendeve fqinje si Kanadaja dhe Meksika, kanë qëndruar më të larta dhe më të zgjatura se parashikimet.

Ndërkohë, Ford ka përfituar disi nga fakti që pjesa më e madhe e prodhimit të tij ndodh brenda SHBA-së, në krahasim me konkurrentë si General Motors dhe Volkswagen, të cilët raportuan humbje mbi 1 miliard dollarë secili.

Shefi ekzekutiv i Fordit, Jim Farley, deklaroi se kompania është në kontakt të rregullt me Shtëpinë e Bardhë për të ulur tarifat, sidomos për pjesët e këmbimit të veturave.

Përkundër gjithë kësaj, aksionet e kompanisë ranë me 1.5% në tregun e pas-orarit të mërkurën pas njoftimit të të ardhurave.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Auto

Marketing